top of page

FUSHAT E EKSPERTIZES

ÇËSHTJE CIVILE

Këshillimi dhe asistenca ligjore, përpilimi i akteve, krijimi, regjistrimi i shoqërive tregtare ose personave të tjerë juridikë, asistenca ligjore në vazhdimësi të aktivitetit të tyre si dhe marrëdhëniet e tyre me personat fizikë, juridikë, për arritjen e marrëveshjeve tregtare si brenda dhe jashtë vendit, veprimtari të tjera të ndihmesë juridike që parashikohen në ligj.

  • Konsulencë juridike, hartim të kërkesë-padive, përfaqësim gjyqësor, në lidhje me fitimin dhe mbrojtjen e së drejtës së pronësisë dhe bashkëpronësisë.

  • Konsulencë juridike përfaqësim gjyqësor, në lidhje me formën ligjore të lindjes, ndryshimit, shuarjes së marrëdhenieve juridike të detyrimit apo atyre kontraktore.

  • Konsulencë në përpilim kontratash të të gjitha llojeve, përfshirë këtu edhe kontratat aksesore si mjete të sigurimit për përmbushjen e detyrimeve.

  • Konsulencë juridike për çështjet e trashëgimisë ligjore dhe testamentare, përfaqësim në gjykatë për çeljen e trashëgimisë ligjore, kundërshtim të testamentit etj.

  • Hartimin e kërkesë-padive dhe përfaqësimin e çështjeve në gjyq gjate proçesit gjyqësor për shpërblimin e dëmit moral, apo ekzistencial, si pasojë e veprimeve apo mosveprimeve të kryera në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.

  • Hartimin e kërkesave për shpërblimin e dëmeve të shkaktuara si rezultat i aksidenteve rrugore nga mjetet motorrike dhe aksidenteve ne pune.

  • Përfaqësim në gjykatë kunder Shoqërive të Sigurimit për shpërblimin e dëmeve të shkaktuara nga mjetet motorrike apo dhe kundër Byrosë Shqiptare të Sigurimit.

ÇËSHTJE PENALE

Dhënia e shërbimit, ndihmës dhe konsulencës juridike nëpërmjet këshillimit ligjor për çështje të ndryshme, përgatitja e kërkesë padive ose të kërkesave gjatë procedimit penal, si dhe të kërkesave ankimore, rekurseve kundër vendimeve gjyqësore, atyre të organit të prokurorisë, arbitrazhit ose të organeve të administratës publike, përgatitja e kërkesave drejtuar gjykatës së apelit, gjykatës së lartë, gjykatës kushtetuese, gjykatave ndërkombëtare dhe çdo organizmi në të cilin aderon Republika e Shqipërisë. 

  • Konsulencë dhe asistencë ligjore gjatë proçesit penal, duke filluar që nga momentet e para të ndjekjes penale, ndalimit, arrestimit, gjatë fazës së marrjes në pyetje, njoftimit të akuzës së të pandehurit, si dhe gjatë gjykimit te çeshtjes në gjykatë deri në daljen e vendimit përfundimtar.

  • Konsulencë ligjore dhe perfaqësim te klientëve te saj përpara organeve hetimore, perpara Prokurorisë, si dhe përpara Gjykatës, në të gjitha statuset e mundshme që mund të përballen klientët tanë, si: person nën hetim, person që i atribuohet vepra penale, si i pandehur, si i dënuar, apo si i dëmtuar nga vepra penale.

  • Përfaqësim dhe mbrojtje të të drejtave të personave të ndaluar gjatë fazës së vendosjes së masave të sigurimit, vleftësim arresti, ndalimi, ankim ndaj masave të sigurimit, paraqitje kërkesash për zëvendësim ose revokim mase sigurimi.

  • Përfaqësim gjatë hetimeve paraprake, përpilim kërkesash fillestare, akte juridike, memorie, në lidhje me mbrojtjen ligjore përpara organit të akuzës.

  • Konsulencë dhe ankimim të vendimeve të ndërmjetme që merr organi i akuzës, pjesëmarrje në zhvillimin e proçedurës hetimore nga ky organ, duke kërkuar kopje të provave apo duke paraqitur prova në favor të personave të ndaluar, që shërbejnë për marrjen e vendimit nga organi i akuzës.

  • Konsulencë ligjore dhe përfaqësim gjyqësor duke marrë në mbrojtje klientët tanë gjatë zhvillimit të proçesit penal, duke i mbrojtur dhe përfaqësuar në të gjitha shkallët e gjykimit.

  • Konsulencë ligjore në nënshkrimin e akteve juridike, kërkesa, memorie, prapësime, rekurse dhe kërkesa për rishikim vendimi penal të formës së prerë, si dhe përfaqësim në Gjykatën e Lartë.

ÇËSHTJE ADMINISTRATIVE

Përgatitja e ankesave dhe kërkesave të personave fizikë dhe juridikë, përpilimi i akteve që i nënshtrohen veprimtarive noteriale, hartimi i kontratave e marrëveshjeve, si dhe të çdo dokument tjetër që sjell ose synon të sjellë pasoja juridike; praninë si mbrojtës në kohën e shoqërimit, ndalimit, arrestimit gjatë procesit të hetimit, shqyrtimit gjyqësor të personave në çështjet penale; përfaqësimin e personave fizikë dhe juridikë në çështjet civile e administrative në gjykatë, në arbitrazh dhe në organe të tjera të administratës publike. 

  • Hartim të dokumentacionit të nevojshëm.

  • Përfaqësim ligjor në konfliktet me organet administrative shteterore.

  • Ankim të akteve administrative individuale.

  • Asistencë dhe përpilim të dokumentacionit për pjesëmarrje në tendera, propozimin dhe përgatitjen e konçensioneve, marrjen e lejeve, etj.

  • Konsulencë dhe asistencë në komunikim me organet e adiministratës shtetërore.

  • Konsulencë dhe asistencë në lidhjen e kontratave me organet e administratës shtetërore.

  • Ankimim gjyqesor i akteve administrative dhe përfaqësim gjyqësor përpara gjykatave të shkallës së parë, të Apelit, dhe të Gjykatës së Lartë.

ÇËSHTJE FAMILJARE

Asistencë dhe konsulecë ligjore për zgjidhje martese, përgatitje të akt marrë­veshjeve për zgjidhje me mirë­kuptim të martesës, përgatitje të ko­ntratave që rregullojnë regjimin pasuror martesor, përcaktimin e përgjegjësisë prindërore.

  • Zgjidhje martese dhe përfaqësim përpara organeve gjyqësore;

  • Ndarjen e pasurisë së përbashkët, pjestim pasurie.

  • Caktim detyrimi ushqimor, kundërshtimi i tij, apo ndryshimi i masës së pensionit ushqimor.

  • Kundërshtim atësie, amësie të fëmijëve.

  • Si dhe çdo problem tjetër që ka lidhje me çështjet familjare.

ÇËSHTJE TREGETARE

Konsulencë dhe asistencë juridike në themelimin e shoqërive tregtare, në formën ligjore të ushtrimit të vepri­mtarisë tregtare, në përgatitjen e akteve të themelimit për regjistrim të sho­qërisë pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit.

  • Themelimin e shoqërive tregtare, përgatitjen e akteve të themelimit, regjistrimin pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dhe pranë organeve të tjera të administratës shtetërore.

  • Hartim statutesh dhe akte themelimi për shoqeritë tregtare.

  • Administrimin e shoqërive tregtare, ndryshimet statutore, marrëdhëniet midis ortakëve, shitblerje të aksioneve dhe kuotave të shoqërisë, për mënyrën dhe formën ligjore të rritjes apo zvogëlimit të kapitalit themeltar të shoqërive tregtare, etj.

  • Ndryshimin e formës ligjore të shoqërive nëpërmjet; bashkimit, shëndrrimit dhe likujdimit.

  • Marrëdhëniet e shoqërisë tregtare me palët e treta.

  • Përfaqësim në gjyq të shoqërive tregtare për çështje civile dhe administrative, si dhe përpara të gjitha organeve administrative apo institucioneve të ndryshme.

ÇËSHTJE PUNËSIMI

Konsulecë ligjore dhe përfaqësim në gjyqë, për çështje që kanë të bëjnë me largimin nga puna në kundërshtim me ligjin, duke kërkuar shpërblimin e detyrimeve nga punëdhënësi, apo mosmarrëveshje të tjera.

  • Hartimin e kontratave individuale dhe kolektive të punës.

  • Perfaqësimin në proçese gjyqësore, duke kundërshtuar largimin nga puna, si dhe duke kërkuar respektimin dhe shpërblimin e të gjitha detyrimeve nga ana e punëdhënësit, në rastet e largimit nga puna në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.

  • Perfaqësimin në proçese gjyqësore, duke kundërshtuar largimin nga puna dhe duke kërkuar kthimin në punë në rastin e personave që gëzojnë statusin e nënpunësit civil.

  • Çështje që kanë të bëjnë me të drejtën për përfitimin e pensionit të pleqërisë.

  • Mosmarrëveshje të ndryshme që kanë të bëjnë me sigurimet shoqërore e shëndetësore në Republikën e Shqipërisë.

  • Mosmarrëveshje që kanë të bëjnë me pagat, me detyrat e punëmarrësit në punë, uljet në detyrë apo dhe çdo problem tjetër që mund të lindë në mes palësh.

  • Dëmtime dhe sëmundje në punë, etj.

  • Çështje që kanë të bëjnë me pezullimin, kundërshtimin apo mosnjohjen e së drejtës së përfitimit të pensionit të pleqërisë.

ÇËSHTJE EMIGRACIONI

Merr përsipër ndjekjen e të gjitha praktikave që kanë të bëjnë me lejet e qëndrimit dhe të punës për të huaj, si dhe çdo dokument tjetër të nevojshëm për shtetasit e huaj që jetojnë apo punojnë në Republikën e Shqipërisë. Studio jonë ndjekë dhe asiston në të gjitha fazat që kanë të bëjnë me aplikimin dhe pajisjen me dokumentin e kërkuar nga shtetasit e huaj.

bottom of page